SPORT, 25 Nëntor 2023, 17:15

Cikalleshi si “joker”, protagonist me gol dhe asist, sulmuesi shqiptar shkëlqen në Turqi

Cikalleshi si “joker”, protagonist me gol dhe asist, sulmuesi

Sokol Cikalleshi protagonist. Sulmuesi shqiptar ndihmoi skuadrën e Konyaspor në Turqi, për fitoren 2-0 ndaj një rivali si Kasimpasa.

Në fakt, shifrat ishin të barabarta deri në minutën e 64-të, ku i aktivizuari në pjesën e dytë, Cikalleshi ia doli të mposhtë portierin kundërshtar. Sulmuesi i Shqipërisë, 13 minuta nga fundit, dhuroi një asist për Guilherme.

33-vjeçari ka një eksperiencë të pasur ku mund të përmendim RNK Split, Basaksehir, Akhisarspor, Goztepe dhe Al Khaleej. Sa i takon këtij sezoni, trajneri turk i Konysapor, Hakan Keles e vlerëson shumë atë, ndaj shpeshherë e shikon si një “kartë” mjaft të mirë për 45 minutat e dyta.