TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Në vendin e parë renditet, Sokol Cikalleshi me notën 8.3 pasi realizoi dy gola me Koniasporin kundër Adana Demirspor. https://www.sofascore.com/player/sokol-cikalleshi/81138
Myrto Uzuni pozicionohet në vendin e dytë. Sulmuesi kuqezi shënoi dygolësh kundër Real Sociedadit. Me notën 7.8 është vlerësuar Lindon Selahi pasi shkëlqeu në fitoren e Rijekës.
Vendi i katërt shkon për Albion Ademin me notën 7.7. Top 5-shja plotësohet nga Keidi Bare.
