TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në prag të ndeshjes së Champions kundër Salzburgut, sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappé, doli në një konferencë për shtyp.
Ai tha se ishte përshtatur te Real Madrid.
“Jam shumë mirë. Kam besim për nesër, për lojën time dhe për ekipin. Të jesh këtu, pra te Real Madrid është gjithmonë një ëndërr. Sa herë që kam mundësinë të luaj këtu, jam i lumtur. Edhe kur nuk po luaja mirë, ishte faji im dhe i askujt tjetër. Dhe tani jam më mirë. Po përpiqem të mësoj kulturën spanjolle”- tha ai.