SPORT, 20 Janar 2025, 18:38

Champions League, Motta: Juventusit i duhet lojë e shkëlqyer, Brugge skuadër e hidhur

Champions League, Motta: Juventusit i duhet lojë e shkëlqyer, Brugge

Në prag të ndeshjes kundër Club Brugge në Champions, trajneri i Juventusit, Thiago Motta, ka folur për Sky Sport, duke analizuar momentin e skuadrës së tij pas fitores ndaj Milanit të shtunën e kaluar në kampionat.

“Kemi pasur vështirësi pothuajse që nga fillimi i sezonit, tani janë jashtë vetëm Milik, Bremer dhe Cabal. Të gjithë duhet të bëjmë një lojë të shkëlqyer, kundër një ekipi që po ecën mirë si në kampionat ashtu edhe në Champions.

Qëllimi ynë është fitorja nesër dhe për të arritur te kualifikimi duhet të bëjmë mirë. Ne përballemi me një ekip që po ecën shumë mirë për momentin”- tha ai.