TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit e kishte siguruar në advancë kalimin në turin tjetër të Ligës së Kampionve, por sërish skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti u duk e angazhur ndaj Napolit duke mundur në shifrat 4-2. Në ndeshje e bukur me gola dhe me raste të shumta në të dyja portat dhe në fund fituan të besuarit e trajnerit Ançeloti.
Napolit tani i duhet që të mos mundet në ndeshjen e fundit në grup ndaj Bragës për të siguruar kalimin në turin e dytë të Championsit. Union Berlini dhe Braga e mbyllën në barazim sfidën mes tyre, ku gjermanët shënuan të parët.
Gjithsesi, portugezët nuk u dorëzuan, edhe pse mbetën me 10 lojtarë që në minutën e 30-të, pasi me fillimin e pjesës së dytë arritën të barazonin rezultatin.
Vendi i tretë, që të dërgon në Ligën e Europës duket më shumë i portugezëve, por matematikisht edhe Union Berlini ka shpresa në ndeshjen e fundit në grup. Braga nëse fiton ndaj Napolit mund të kalojë në turin e dytë të Ligës së Kampioneve dhe Napoli përfundon në Ligën e Europës.
REZULTATET
Braga-Union Berlin 1-1
Djalo 51′ / Gosens 42′
Minuta 30, kartoni i kuq i Niakates së Bragës
Real Madrid-Napoli 4-2
Rodrigo 11′, Bellingam 22′, Paz 84′, Joselu 90+4′ /Simeone 10′, Anguisa 47′.