TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata provinciale e Madridit ka caktuar për të enjten e ardhshme (4 prill) gjykimin e Carlo Ancelottit për krimin e mashtrimit me taksat. Prokuroria publike spanjole tashmë është shprehur dhe kërkon 4 vite dhe 9 muaj burg për trajnerin e Real Madridit.
'Carletto' akuzohet se nuk ka deklaruar më shumë se një milion euro te Tatimet: 386 mijë euro në 2014 dhe 675 mijë në 2015.
Sipas akuzës, këto të ardhura vijnë nga të drejtat e tij të imazhit dhe të ardhura të tjera që lidhen me të dhe ai ka llogaritur vetëm të ardhurat e tij nga roli si trajner i Merenges. Si gjobë për këtë mashtrim, prokurorët kërkojnë edhe një gjobë prej më shumë se tre milionë eurosh.
Prokuroria publike pretendon se i pandehuri e ka kanalizuar mbledhjen e këtij lloji të të drejtave tek kompanitë me seli në vende të tjera, për të mashtruar organet tatimore, duke simuluar kalimin e të drejtave të imazhit te subjektet ‘fantazmë’, të cilat në fakt nuk kanë pasur asnjë aktivitet.