SPORT, 7 Qershor 2022, 22:55

Buzëqesh sërish Italia, Kejn i dhuron një pikë Anglisë ndaj Gjermanisë

Buzëqesh sërish Italia, Kejn i dhuron një pikë Anglisë

Italia është rikthyer te rezultatet pozitive, pas disa zhgënjimesh. "Axurrët" mundën 2-1 në shtëpi Hungarinë, në ndeshjen e Nations League. Ekipi i Mançinit realizoi dy gola në pjesën e parë, duke vendosur gjithçka në shinat e duhura.

Perla e Barrellës në minutën e 30-të përfundoi në rrjetë, ndërsa dyfishimi erdhi nga Pellegrini.

Italianët bëjnë gjithçka gabim në minutën e 60-të, pasi Mancini dërgon topin në portën e tij, por fatmirësisht për ta, nuk ndikoi asgjë në fund pasi rezultati mbetet i pandryshuar.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Gjermani-Angli përfundoi 1-1. Goli i parë erdhi pas 50 minutash lojë, me Hoffman, ndërsa në fund erdhi barazimi me Kejn, nga penalltia (88').

Sa i përket rënditjes, italianët kryesojnë me 4 pikë, e dyta qëndron Hungaria me 3 pikë,  Gjermania e 3-ta me 2 pikë, ndërsa Anglia mbyll renditjen një pikë.

Buzëqesh sërish Italia, Kejn i dhuron një pikë Anglisë