SPORT, 20 Dhjetor 2023, 23:08

BUNDESLIGA/ Leverkuseni i Çabi Alonsos thyen rekordet e futbollit gjerman, mbyll vitin para Bajernit

BUNDESLIGA/ Leverkuseni i Çabi Alonsos thyen rekordet e futbollit

Bajer L:everkuseni e ka mbyllur vitin 2023 me fitoren e radhës në Bundesligë, duke vendosur një rekord të ri për futbollin gjerman. Fitorja 4-0 e skuadrës së drejtuar nga Çabi Alonso ndaj Bohumit, e bëri atë ekipin gjerman me startin më të mirë të sezonit në histori.

Kjo ishte ndeshja e 26 e Bajer Leverkusen në këtë sezon dhe në asnjë prej tyre, ajo nuk ka dalë e humbur nga fusha e lojës, si askush tjetër më parë në futbollin gjerman. Një arritje  e jashtëzakonshme për skuadrën e cila sot kishte si protagonist kryesor Patrik Shik, autor i tre golave në pjesën e parë. Bonifejs shënoi të katërtin në pjesën e dytë, duke vulosur këtë fitore të rëndësishme.

Ndërkohë, Bajerni e ndjek 4 pikë më pas në renditje, falë fitores 2-1 kundër Volfsburgit në transfertë. Asistet e Myler në pjesën e parë për Musiala dhe Kejn i dhanë mundësinë bavarezëve të tundin dy herë rrjetën, ndërsa vendasve nuk u mjaftoi goli i Arnold.