TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajern Mynih ka marrë një leksion të mirëfilltë futbolli sot në fushën e Eintraht Frakfurt, teksa është mundur me shifrat 5-1 nga vendasit në një ndeshje ku skuadra e Tomas Tuhel la shumë për të dëshiruar me paraqitjen e saj.
Marmush, Dina Ebimbe dhe Larson çuan shifrat në 3-0 që në pjesën e parë dhe Kimish në fundin e saj shkurtoi diferencën për kampionët në fuqi të Bundesligës.
Por dominimi i Eintrahtit vazhdoi edhe në të dytën me dy gola të tjerë nga Dina Ebimbe dhe Knauf, për të vulosur fitoren e thellë 5-1. Kjo ishte humbja e parë në kampionat në këtë sezon për Bajernin, duke përsëritur humbjen më të thellë të 5 sezoneve të fundit në Bundesligë. Edhe ajo e kaluara, me shifrat 5-1, kishte ndodhur po përballë Eintraht Frankfurt.
