SPORT, 15 Mars 2025, 18:13

Broja menjëherë në fushë, David Mojes i beson minuta në duelin delikat të Premier Ligë

Broja menjëherë në fushë, David Mojes i beson minuta në

Armando Broja është rikthyer në fushë për Evertonin. Lojtari i Kombëtares shqiptare kaloi një periudhë jashtë fushës së blertë që zgjati dy muaj.

Aktivizimi i tij erdhi pikërisht në minutën e 79-të, ndërsa Evertoni po përballet me Uest Hem. Ndeshja është e vlefshme për Premier Ligë.

Broja do të jetë po ashtu në dispozicion të Silvinjos për ndeshjet e marsit. Trajneri brazilian i ka besuar një vend në listën e Kombëtares, pas disa muajve mungesë për shkak dëmtimi.

Aktivizimi i Armando Brojës: (VIDEO)