TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë mbyllur 2 ndeshjet e para të ditës së diel, në Seria A. Ndeshjet ishin të vlefshme për javën e 31-të të kampionatit dhe pamë Bolonjën që barazoi pa gola me Frozinonen, dhe Napolin që fitoi 4-2 kundër Monzës.
Vërtetë një rezultat surprizë në “Stadio Benite Stirpe” të Frozinones ku pritej një fitore e miqve, duke parë edhe diferencën e madhe në pikë dhe renditje që kishin skuadrat me njëra-tjetrën. Bolonja bën një ndalesë që mund t’i kushtojë shumë, duke parë që Roma është vetëm 3 pikë larg saj, ndërsa vendasit e Frozinones marrin një pikë me shumë vlera në luftën për mbijetesë.
Ndërkohë Napoli rigjen veten pas 4 ndeshjesh pa fitore. E fundit ishte kundër Juventusit me 3 mars ndërsa këtë herë mundi Monzën me shifrat 4-2. Kampionët në fuqi të Italisë shënuan me 4 lojtarë të ndryshëm. Në fillim ishte Osimhen që zhbllokoi shifrat, dhe pastaj pas tij do të ishin edhe Politano, Zielinski dhe Raspadori, kurse për Monzën shënuan Kolpani dhe Djuriç.