TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tashmë Bolonja nuk mund të quhet më surprizë, por padyshim një skuadër pretendente për një vend në zonën e Ligës së Kampioneve. Skuadra e drejtuar nga Tiago Mota, i ka dhënë një leksion të mirëfilltë Romës së Zhoze Murinjos, duke e mundur me shifrat 2-0 dhe duke u ngjitur e vetme tashmë në vendin e katërt në renditje.
Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Renato Dall’Ara”, kishte thuajse vetëm një skuadër në fushë, atë vendase e cila ka dominuar lojën dhe ka krijuar raste të njëpasnjëshme derisa gjeti golin me Moron në minutën e 37.
Autogoli i Kristiansen në fillimin e pjesës së dytë bëri që Murinjo të ndryshonte planet e tij dhe të hiqte nga fusha pas vetëm 18 minutash Renato Sançez. Por kjo shtysë nuk mjaftoi dhe Roma gaboi në ato pak raste që arriti të krijonte, duke u dorëzuar përballë vendasve që janë kthyer tashmë kërcënues për një pozicion shumë të rëndësishëm në renditje.