SPORT, 28 Dhjetor 2024, 19:12

Boca Juniors e ka seriozisht, ofertë për argjentinasin e Romës

Boca Juniors e ka seriozisht, ofertë për argjentinasin e Romës

Mesfushori i Romës, Leandro Paredes shumë shpejt mund të ndërrojë skuadër. Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubi argjentinas i Boca Junior ka bërë një ofertë për Paredes.

Sipas mediumit TyC Sports, ka patur një bisedë mes presidentit të klubit amerikano-jugor Juan Roman Riquelme dhe futbollistit 30-vjeçar. Dëshira e shprehur nga të dyja palët mund të përshpejtojë negociatat, teksa për momentin mungon “tymi i bardhë”.

Argjentinasi Paredes ka luajtur për Boca Junior në periudhën 2012-2014. Futbollisti është aktivizuar edhe në radhët e Chievo, apo edhe Empoli.