TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bernardo Silva u ka treguar tifozëve se ku është qëllimi i tij për ta mbyllur karrierën dhe vazhduar jetën pasi të ketë përfunduar së luajturi futboll dhe nuk është te Mançester Siti. Ylli portugez ka qenë një nga lojtarët kryesorë të “qytetarëve” që nga transferimi në vitin 2017 dhe kontrata e tij në “Etihad” skadon në vitin 2026. Në shtator, ai firmosi rinovimin për një vit, por tani ai ka pranuar se mund të largohet që vitin e ardhshëm.
Silva po fliste për një rikthim triumfues te Benfika, klubi ku ai nisi karrierën dhe prej kohësh ka pasur ambicie për t’u ribashkuar.
“Sa larg jam nga kthimi? Unë mendoj se njerëzit janë pak të lodhur nga kjo pyetje. Ka kaluar një kohë e gjatë”, tha ai për “SIC”. “Jam i sigurt se do të kthehem, nuk e di kur, është e vështirë të përcaktosh kohën dhe të them nëse do të ndodhë pas dy vitesh, pas tre vjetësh, nëse do të jetë vitin e ardhshëm me trajnerin aktual të Benfikës, Roxher Shmid. Por e kam thënë disa herë dhe mendoj se njerëzit lodhen duke e dëgjuar: pa dyshim është një qëllim karriere dhe jete të kthehesh te Benfika”.
29-vjeçari i ka lënë qartë opsionet e tij të hapura dhe nuk e fsheh dashurinë e tij për klubin luzitan. Ai bëri vetëm tri paraqitje për skuadrën e parë përpara se Monako ta transferonte atë. Siti shpenzoi 43.5 milionë paund në verën e vitit 2017 për ta transferuar.