SPORT, 11 Janar 2024, 17:49

Bënë histori në Madrid, garë Ancelotti-Zidane, trajneri italian mund të arrijë francezin nëse fiton Superkupën

Bënë histori në Madrid, garë Ancelotti-Zidane, trajneri

Historia moderne e Real Madridit nuk mund të kuptohet pa Ancelottin dhe Zidane, dy trajnerët me të cilët Los Blancos fituan pesë Champions League të fundit. Në vitin 2014 ishte Carlo ai që i dha fund pritjes së gjatë 12-vjeçare, duke ngritur Décima-n e lakmuar në Lisbonë, në finalen thriller kundër Atletico-s së Simeones. Zidane, asistent menaxher në atë kohë, mori drejtimin në janar 2016 dhe filloi një cikël të pabesueshëm, i cili solli tre triumfe radhazi në Evropë (kundër Atletico, Juventus dhe Liverpool).

Ancelotti u rikthye në vitin 2021 dhe menjëherë arriti te rezultati, çfarë dopiete, Champions League + La Liga.

Pavarësisht diferencës së titullit, shifrat e Ancelottit janë më të mira se ato të Zidane: 191 fitore kundër 172, 632 gola kundër 596 dhe një përqindje fitoreje prej 72%, ndërsa francezi u ndal në 65%.