SPORT, 12 Dhjetor 2023, 23:25

Bayern nxjerr Manchester United jashtë Europës, Napoli dhe Copenhagen vazhdojnë në Champions

Bayern nxjerr Manchester United jashtë Europës, Napoli dhe Copenhagen

Bayern Munich ka eliminuar Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve, pas fitores 1-0 në Old Trafford në rrethin e fundit të fazës së grupeve. Ndeshjen më mirë e nisën miqtë, që synuan të kalonin sa më parë në epërsi.

Në minutën e 18-të, Jamal Musial kërkoi penallti, por gjyqtari sinjalizoi se loja duhej të vazhdonte.

Më pas ishte një lojë e baraspeshuar, me dy ekipet që luanin një lojë të kujdesshme.

Edhe pjesa e dytë nisi me një qetësi të madhe, me dy ekipet që nuk ofruar ndonjë rast serioz për gol.

Por, kampioni në fuqi i Bundesligës ia doli të shënonte golin e epërsisë në minutën e 71-të, kur Harry Kane u asistua prej Kingsley Coman.

Kjo ishte një goditje shokuese për Djajtë e Kuq, që nuk patën fuqi të riktheheshin dhe nuk ia dolën të arrinin kështu as kualifikimin në Ligën e Evropës.

Bayern Munichu e mbylli këtë fazë si lider i Grupit A me 16 pikë, Copenhaga me tetë, Galatasaray me pesë dhe arrin kualifikimin në Ligën e Evropës, ndërsa Manchester United me katër eliminohet nga gara. 

Napoli dhe Copenhagen kanë fituar, duke siguruar kështu një biletë për në fazën tjetër të Champions League.

Real Madrid fitoi 2-3 me përmbysje ndaj Union Berlin, ndërsa Inter dhe Real Sociedad u ndanë në barazimin pa gola.

Benfica ka arritur të kualifikohet për në Europa League duke dalë në vendin e tretë në grup falë një goli në fundin e lojës ndaj Salzburg, duke u favorizuar kështu nga golavarazhi.