TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Barcelona duket se këtë sezon do ta ketë shumë të vështirë të mbrojë titullin kampion të fituar në edicionin e kaluar. Skuadra e drejtuar nga Çavi po bën gabime të njëpasnjëshme në kampionat duke shfaqur një paraqitje shumë larg asaj me të cilën kishte mësuar në edicionet e kaluara.
Ekipi katalanas ka lënë pikë të tjera të rëndësishme në rrugën e titullit, teksa barazoi me shifrat 1-1 në transfertë përballë Valencias. Katalanasit në fakt dominuan ndeshjen dhe gjetën të parët golin me Zhoao Feliks, i kthyer gjithnjë e më shumë në një element të rëndësishëm për skemat e këtij ekipi.
Por ata u arritën më pas nga Gijamon në minutën e 70 dhe ndonëse krijuan disa mundësi të mira shënimi, nuk ia dolën që të tundnin përsëri rrjetën. Kësisoj, ata u ndalën në vendin e tretë në renditje duke humbur hapin e Zhironës dhe Real Madrid që nesër kanë mundësinë të shkëputen edhe më shumë.