SPORT, 25 Dhjetor 2024, 14:11

Barcelona në ankth për Olmon, Flick “piketon” mesfushorin francez

Barcelona në ankth për Olmon, Flick “piketon” mesfushorin

Barcelona pret me ankth të mësojë fatin e Dani Olmos, me klubin katalanas që duhet të zgjidhë çështjen e regjistrimit të lojtarit në La Liga deri më 31 dhjetor, në të kundërt, mesfushori mund të largohet.

Gjigandët spanjoll, ndërkohë kanë filluar të projektojnë ndonjë afrim të mundshëm. Trajneri i Barçës, Flick dëshiron të ketë në ekip N’Golo Kante, mesfushorin  francez që aktualisht luan te Al Ittihad në Arabinë Saudite.

Një emër tjetër që përmendet në korridoret e zyrave të klubit është ai i Goretzkës së Bayern Munchen.