SPORT, 13 Dhjetor 2023, 23:21

Barcelona e mbyll Grupin H me humbje në shtesë ndaj skuadrës së Mujës, Porto kualifikohet kundër Shakhtarit

Barcelona e mbyll Grupin H me humbje në shtesë ndaj skuadrës

Barcelona e ka mbyllur me humbje në Belgjikë Grupin H, 3-2 me Antverpin e Arbnor Mujës.

Edhe pse sulmuesi shqiptar nuk ishte i pranishëm për shkak të kartonëve, belgët surprizuan katalanasit, edhe për shkak të dy gabimeve në mbrojtje dhe dy golave në shtesë, duke e mbyllur grupin me tre pikë.

Në sfidën tjetër, Porto arriti të mposhtë 5-3 Shakhtarin në shtëpi, duke siguruar kështu kalimin në fazën tjetër si vend i dytë në grupi.

REZULTATET

ANTVERP 3-2 BARCELONA

Vermeren 2′, Jansen 56′, Ilenikhena 90+2′ / F. Torres 35′, Guiu 90+1′

PORTO 5-3 SHAKHTAR DONJETCK

Galeno 9′, 43′, Taremi 62′, Pepe 76′, Konseisao 82′ / Sikan 30′, Eustakui (A.G) 73′, Juxhinaldo 88′