SPORT, 27 Janar 2024, 21:50

Barça u turpërua në shtëpi, shpërthimi i Ksavit te kamerat për penalltinë e anuluar po bën xhiron e rrjetit

Barça u turpërua në shtëpi, shpërthimi i Ksavit te

Barcelona pësoi një humbje të hidhur në shtëpi, ku Vijareali fitoi në shifrat  5-3, takim i vlefshëm për javën e 22-të në La Liga. Një ndeshje që i pati të gjitha, ky fillimisht e përmbysi Barcelona dhe në minutat shtesë janë miqtë ata që shënojnë dy gola duke përmbysur avantazhin provizor të Barçës që arriti në pjesën e dytë.

Situata që bëri bujë dhe po bën xhiron e rrjetit ishte momenti kur trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, iu drejtua kamerës për të shprehur nervozizmin e tij, pasi gjyqtari vendosi ta anulojë penalltinë në favor të skuadrës së tij.

“Është një turp, një turp”, ishin fjalët e Ksavit në drejtim të kamerës, pasi gjyqtari bëri të ditur vendimin e tij.

Pas kësaj humbje stoli i Ksavit te Barça është lëkundur seriozisht, pasi disfatat po vijnë radhazi, ku e fundit ishte eliminimi nga Kupa e Mbretit.