SPORT, 2 Mars 2024, 23:30

Barazim me katër gola në “Mestalla”, Vinicius shpëton Realin nga humbja

Barazim me katër gola në “Mestalla”, Vinicius shpëton

Barazim me 4 gola mes Valencas dhe Realit të Madritit në sfidën emocionuese që përfundoi me shifrat 2-2. 

Skuadra e Ançelotit fillimisht e pa veten në disavantazh të dyfishtë, por nuk u dorëzua teksa u largua nga “Mestalla” me 1 pikë. 

Duro ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 27-të, ndërkohë që Jaremçuk 3 minuta më vonë dyfishoi shifrat për vendasit. 

Gjithsesi madrilenët nuk u dorëzuan, teksa në minutën e 5-të shtesë të pjesës së parë ngushtuan përkohësisht diferencën me Vinicius Zhunior.  

Ishte pikërisht ky heroi i Realit mbrëmjen e sotme, teksa në minutën e 76-të, shënoi edhe golin e barazimit të sfidës.  

Ky ishte dueli i gjashtë në 27 javë që Reali e mbyll në barazim. Në sfidën e radhës skuadra e Ançelotit do të presë Selta Vigon në shtëpi, ndërsa Valencia përballet me Getafen.