SPORT, 7 Prill 2024, 17:16

Barazim me gola, Kukësi dhe Dinamo bëjnë paqe

Barazim me gola, Kukësi dhe Dinamo bëjnë paqe

Kukësi dhe Dinamo barazuan 1-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Verilindorët e nisën ndeshjen me “marshin e pestë”, teksa Salama vendosi në provë portierin Sali në minutën e 11-të. Dinamovitët provuan të bënin diçka në minutën e 39-të, goditja e Denison nuk gjeti portën.

Me rrjeta të paprekura përfundoi pjesa e parë, ndërsa 45 minutat e dyta ishin të projektuara për më shumë emocione. Ekipi i drejtuar nga Bledar Devolli mori epërsinë në minutën e 68-të, atëherë kur nga fare pranë portës nuk fali Salami.

Djemtë e Dritan Mehmetit u kundërpërgjigjën menjëherë, me anë të Tahirit. Kukësi mbyll klasifikimin me 26 pikë, Dinamo është në vendin e katërt me 42 pikë.