SPORT, 6 Shkurt 2024, 19:37

Balotelli: Isha gati të shkoja te Salernitana në Serie A, por ata e vonuan shumë ofertën

Balotelli: Isha gati të shkoja te Salernitana në Serie A, por ata e

“Ideja e Salernos ishte aty, por oferta aktuale më erdhi në minutën e fundit dhe mbeta në Turqi”. Kështu ka konfirmuar Mario Balotelli interesimin e Salernitanas për merkaton e janarit.

“Çështja u trajtua keq. Unë do të kisha shkuar, por negociatat zgjatën shumë. Nëse një klub ju dëshiron seriozisht, negociatat mund të zgjaten vetëm brenda një dite”, është shprehur sulmuesi italian.