TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mançester Junaitid ka barazuar 1-1 me Rayo Vallecanon në miqësoren e luajtur në "Old Trafford".
Pjesa e parë nuk do të dhuronte gola, pavarësisht tentativave të Ronaldos për të ndryshuar rezultatin.
Ylli portugez mbetet në dhomat e zhveshjes dhe pikërisht zëvëndësuesi i tij bëhet protagonist sapo fillon pjesa e dytë.
Portieri Dimitrievski nuk ndal dot një goditje të fortë të ardhur në drejtim të portës, sakaq aty ndodhet Diallo që nuk e ka të vështirë të shënojë. Barazimi do vinte në minutën e 57-të nga Garcia.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu luajti 90 minuta për spanjollët, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm nga krahët.
Ky ishte testi i fundit miqësor i djemve të Ten Hag përpara fillimit të Premier Ligës.