TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bajern Mynih ka siguruar biletën për në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke mundur sot me shifrat 3-0 Lacion e lënë pas krahëve në mënyrën më të mirë rezultatet e fundit zhgënjyese.
Pas fitores së italianëve me shifrat 1-0 në ndeshjen e parë, bavarezët kërkonin një paraqitje të mirë në shtëpi para tifozerisë së tyre dhe ia kanë arritur qëllimit duke zhvilluar një ndeshje të cilën e dominuan që në startin e saj.
Golat nga Kejn dhe Myler në pjesën e parë ishin rrjedhojë e këtij dominimi, që vazhdoi edhe në pjesën e dytë ku anglezi vulosi kualifikimn me rrjetën e tundur kur regjistrohej minuta e 66. Rastet në vijim nuk munguan, por skuadra e Tuhel u kënaq me këto tre gola që kthyen buzëqeshjen te tifozeria bavareze e cila e mbylli natën me duartrokitje pa fund për yjet e tyre.
BAJERN MYNIH-LACIO 3-0
39′, 66′ Kejn, 45’+2′ Myler.