SPORT, 25 Janar 2024, 14:03

AXHENDA/ Kupa i lë vendin Superiores, mësoni ditët dhe oraret e sfidave të javës së 21-të

AXHENDA/ Kupa i lë vendin Superiores, mësoni ditët dhe oraret e

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të luajtura këtë të mërkurë, kanë përcaktuar tetë skuadrat çerekfinaliste të turneut, ndërsa tani radhën e ka përsëri kampionati, që kthehet me ndeshjet e javës së 21-të të Superiores.

Ndeshjet do të luhen në dy ditë, të ndara mes të dielës dhe të hënës, pikërisht për t’u dhënë kohë skuadrave të rikuperojnë nga sfidat e Kupës së Shqipërisë, teksa do të ketë përballje shumë interesante.

Të dielën fillon gjithçka me sfidën Laçi-Teuta, për t’i bërë vend më pas një supersfide mes Vllaznisë dhe Partizanit në Shkodër, ndërsa Tirana do të luajë paralelisht ndaj Skënderbeut në “Air Albania”.

Të hënën, sfida e parë është ajoi mes Egnatias dhe Erzenit, ndërsa javën e mbyll dueli Dinamo-Kukësi që do të luhet në Durrës.

JAVA 21 (28-29 JANAR)

TË DIELËN

LAÇI-TEUTA 13:30
VLLAZNIA-PARTIZANI 17:00
TIRANA-SKËNDERBEU 17:00 (në “Air Albania”)

TË HËNËN

EGNATIA-ERZENI 13:30
DINAMO-KUKËSI 17:00 (në Durrës).