SPORT, 4 Gusht 2022, 23:00

Aventurë e re në Itali për djalin e Geri Çipit, mbrojtësi jepet huazim nga Sasuolo

Aventurë e re në Itali për djalin e Geri Çipit,

Nis një aventurë e re në futbollin italian për Mateo Çipin. Djali i ish-qendërmbrojtësit të përfaqësueses shqiptare Geri Çipi, tashmë do të jetë pjesë e klubit të Ternanës, me objektivin për të luajtur më rregullisht.

Djaloshi i cili ishte transferuar sezonin e kaluar te akademia e Sasuolos, nuk po luante rregullisht me skuadrën U18. Kësisoj, është gjetur akordi dhe ai tashmë do të jetë pjesë e ekipit të të rinjve të Ternanës, i huazuar për këtë sezon, me qëllimin që të luajë me rregullsi e të tregojë vlerat e tij në futbollin italian.

Çipi ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë në vitet e fundit, fillimisht me U18 e më pas edhe më U19, duke u grumbulluar për eliminatoret e Kampionatit Europian nga trajneri Armando Cungu.

Aventurë e re në Itali për djalin e Geri Çipit,