TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Juventusi nuk është gati për sezonin e ri futbollistik të Serinë A. Bardhezinjtë e drejtuar nga Maksimiliano Alegri u mposhtën 0-4 ndaj Atletiko Madrid, në miqësoren e luajtur në Torino.
Njeriu i sfidës do ishte pikërisht një ish. Alvaro Morata do të realizonte brenda dhjetë minutash, me Szczesnyn që është i detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta.
"Los Colchoneros" humbën një penallti në minutën e 40-të, pas ekzekutimit të gabuar të Joao Felix. Gjithsesi, brenda fraksionit do ishte sërish spanjolli Morata që do të “tundtte rrjetën”.
Me italianët të turbullurt, Atletico do çonte shfirat në 0-3 (63’). Lemar do të preferonte një gjuajtje nga goditja e dënimit, teksa me fat Morata devijon.
Në fund do kishte kohë edhe për të katërtin, me Cunha.
Sfida përfundon me këtë rezultat të thellë, me Simeonen që i jep një leksion të vërtetë futbolli Allegrit.