SPORT, 21 Dhjetor 2024, 14:21

Atletico sfidon Barcelonën, Simeone: Kujdes nga ky lojtar

Atletico sfidon Barcelonën, Simeone: Kujdes nga ky lojtar

Barcelona është rivali i radhës për Atletico Madrid. Në prag të këtij takimi, trajneri i madrilenëve, Simeone, vlerësoi në maksimum katalanasit dhe në veçanti sulmuesin e tyre, Raphinha.

“Ne po ballafaqohemi me një skuadër që po luan shumë mirë, më pëlqejnë të rinjtë që kanë në mesfushë e të cilët luajnë një futboll shumë të mirë.  Raphinha është njëri prej lojtarëve më të mirë në La Liga, për guximin dhe mënyrën e tij të lojës”, tha ai.