TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liverpul do të përballet të enjten në mbrëmje kundër Atalantës së Berat Gjimshitit. Ndeshja do të jetë e vlevshme për raundin çerekfinal të Ligës së Europës dhe do të luhet në “Anfield”. Në prag sfide me italianët, trajneri i “të kuqve” Jurgen Klop foli në lidhje me takimin në një konferencë për mediat:
“Fitimi i këtij kompeticioni nuk është diçka personale, është për të gjithë, duhet të rikujtojmë se ku ishim 8 vite më parë, kur humbëm finalen në Basel përballë Seviljës. Nuk ishte një natë shumë e bukur, por ishte fillimi i një rrugëtimi të madh.
Ne e dimë se si është Atalanta. Ata janë të ndryshëm në mënyrën e lojës, nëse e krahasojmë me ekipet e tjera italiane. Ata janë super të disiplinuar, sulmues, kështu që ne duhet të tregojmë më të mirën tonë nëse duam të kualifikohemi për raundin e radhës. Ne nuk mund të mendojmë akoma për finalen.”