SPORT, 12 Mars 2025, 14:56

Asani pas dopietës: Nuk kam fjetur prej dy ditësh

Asani pas dopietës: Nuk kam fjetur prej dy ditësh

Sulmuesi shqiptar, Jasir Asani u shpreh i lumtur pas dopietës me Gwangju ndaj Vissel Kobe, në Championsin Aziatik.

“Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0. Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje.

Ishte e vështirë dhe për mua dhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani”, tha Asani pas kualifikimit.