TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arsenali ka triumfuar 3-1 në derbin përballë Liverpoolit në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier. Pas 14 minutash lojë, Gunners kaluan në epërsi me golin e Bukayo Sakas, përkundër se Reds po luanin shumë mirë.
Pas këtij goli nisi një iniciativë më e madhe e vendasve, duke synuar të shënonin edhe golin e dytë.
Por, ata i stopoi një auto-gol i Gabriel në minutën e 45+3-të, për rezultatin 1-1.
Pjesa e dytë kishte një ritëm edhe më të lartë, derisa u shënuan dy gola dhe kishte një karton të kuq.
Në minutën e 67-të, Gabriel Martinelli realizoi për 2-1, për t’i rikthyer ekipit të tij epërsinë.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp u mundua deri në fund që të shënonte golin e barazimit, por që Ibrahima Konate pranoi karton të kuq në minutën e 87-të.
Për të vulosur fitoren e Arsenalit u përkujdes Leandro Trossard që shënoi në minutën e 90+2-të për rezultatin 3-1.
Pas javës së 23-të, Liverpooli vazhdon të jetë lider me 51 pikë, ndërsa Arsenali ka dy më pak.
Në xhiron e 24-të, të kuqtë do kenë punë me Burnleyn, ndërsa Topçinjtë me West Hamin.
Arsenali ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.0, gjersa Liverpooli u vlerësua me 6.63.
Lojtarët më të mirë në këtë takim ishin Martinelli dhe Alexis Mac Allister, që u notua me 7.8.
Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Joe Gomez që u notua me 6.1.
