TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga yjet e kampionatit gjerman të futbollit, mesfushori Atakan Karazor i skuadrës së Shtutgartit, është arrestuar sot në Ibiza me akuzën e përdhunimit. Futbollisti 25-vjeçar gjerman ishte me pushime atje, por ka përfunduar pas hekurave, bashkë me një bashkëmoshatar me të njëjtën akuzë.
Policia në Ibiza bëri të ditur se Karazor dhe shoku i tij kishin përdhunuar një 18-vjeçare, e cila kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve dhe ishte dashur të merrte edhe ndihmë në spitalin e qytetit. Një ngjarje e rëndë që ka detyruar policinë që të shoqërojë menjëherë dy shtetasit gjermanë.
Ata janë në qeli dhe u është komunikuar masa e arrestit me burg pa të drejtë kaucioni, derisa të zbardhen më shumë detaje rreth kësaj ngjarje. Klubi i Shtutgartit konfirmoi identitetin e futbollistit të saj dhe theksoi se ishte në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit ligjorë të tij.