SPORT, 23 Mars 2024, 14:16

Argjentina fiton edhe pa Mesin, kampionët e botës triumfojnë në miqësoren me El Salvador

Argjentina fiton edhe pa Mesin, kampionët e botës triumfojnë

Argjentina ka mposhtur El Salvador në ndeshjen e vlefshme për miqësore. Kampionët e botës në fuqi kanë triumfuar me rezultatin e pastër 3-0. 

Sfida u zhbllokua nga Romero në të 16-ën dhe në minutën e 42-të Enzo Fernandes dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë.

Ndërkohë sfida u vulos në të 52-ën nga Lo Selso, mesfushori që luan tek Totenhemi. Me këtë triumf abicelestët tregojnë edhe njëherë që mund të fitojnë pa kapitenin e tyre, Lionel Mesi i cili është i dëmtuar dhe nuk mund të luante.

Miqësorja mes Perusë dhe Nikaragua u mbyll me shifrat 2-0.