TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas shumë kohësh pa dhënë intervista në mediat spanjolle, kapiteni i dytë i Barcelonës (i pari është Ter Shtegen) ka vendosur të thyejë “embargon” dhe të flasë për gazetën katalanase “Sport”. Kjo ka qenë intervista e tij e parë për pas rinovimin me klubin deri në vitin 2031. Ky sezon ka qenë problematik për Arauhon. Mbrojtësi ka qëndruar për pjesën më të madhe të kohës larg fushave si pasojë e dëmtimit të pësuar me Uruguain në korrik në Kupën e Amerikës.
Tani ai është kthyer në shërbim të trajnerit Flik dhe duket se ka gjetur formën e vet optimale. Arauho është një nga liderët e ekipit dhe mban një peshë të rëndësishme në skuadër me objektiv për të fituar sa më shumë trofe me klubin. Ndër shumë gjëra të tjera që Arauho ka folur për gazetën në fjalë ai referohet dhe ëndrrës së madhe, Ligës së Kampioneve.
Dëshira për ta fituar kupën me veshë të mëdhenj është mjaft e madhe. Por ai dëshiron ta fitojë kundër një rivali të madh dhe për të nuk ka më të madh se Reali!
“Sigurisht që do ta nënshkruaja me të dyja duart një finale kundër Madridit! Për sa kohë që jemi këtu, kjo është e gjitha. Do të ishte një finale e bukur, një finale madhështore. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë. Liga e Kampioneve është shumë konkurruese dhe në këto faza nuk ka më rivalë të lehtë. Ka dy ndeshje, varet nga mënyra se si do të hyni në ndeshje… ka shumë gjëra. Ne besojmë se mund t’ia dalim dhe shpresoj se mund të arrijmë në finale kushdo, por ky është futbolli dhe një mijë gjëra mund të ndodhin”.
Për sa i përket situatës së tij personale në skuadër dhe faktit që ai ende nuk hyn shpesh në formacionet e Flikut, ai reflekton si më poshtë: “Në fund, një ekip që fiton duhet të ketë lojtarë të mrekullueshëm. Jo vetëm 11, por më shumë. Nëse shikoni stolin tani, shihni se ka lojtarë të mirë, dhe unë personalisht e kuptoj situatën. Nuk kam qenë i gatshëm për gati gjashtë muaj dhe pas një kohe të tillë nuk është asnjëherë e lehtë. Është koha për të hyrë… Jam i lumtur, nuk më intereson. Është e bezdisshme sepse e kuptoj se nga vij. Kur jam 100%, trajneri e di se çfarë mund të jap./P.sport