SPORT, 12 Janar 2024, 17:27

Arabia Saudite e kërkon, Atletico Madrid i vendos çmimin Angel Correa

Arabia Saudite e kërkon, Atletico Madrid i vendos çmimin Angel

Atletico Madrid është shumë i qartë për situatën e Angel Correa.

Sipas “AS”, klubi madrilen do ta lejojë sulmuesin të largohet vetëm nëse arrin një ofertë e konsiderueshme mbi 30 milionë euro.

Skuadrat më të interesuara për të janë ato të Arabisë Saudite. Correa ka një kontratë me Atletico dhe konsiderohet një lojtar i rëndësishëm nga Simeone, prandaj nuk është i gatshëm ta humbasë lehtë, pa fituar nga shitja e kartonit të tij.