SPORT, 16 Janar 2024, 23:31

Anis Mehmeti titullar, skuadra e mesfushorit të Kombëtares eliminon Uest Hemin nga FA Cup

Anis Mehmeti titullar, skuadra e mesfushorit të Kombëtares eliminon

Bristol Siti i Anis Mehmeti ka surprizuar mbrëmjen e sotme, teksa ka siguruar pjesëmarrjen në raundin e katërt të FA Cup. 

Ekipi i mesfushorit shqiptar, ka eliminuar Uest Hem-in mbrëmjen e sotme. Bristol Siti triumfoi me shirat minimale 1-0, në një ndeshje që u vendos që në minutat e para të saj, falë golit të Konuej në minutën e 3-të.  

Për sa i përket Mehemeti, shqiptari ishte titullar duke u aktivizuar 75 minuta, teksa zhvilloi paraqitje dinjitoze. Në raundin pasardhës, Bristol Siti do të përballet me fituesin e çiftit Notingham Forest-Bllekpull.