TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anglia fitoi titullin e parë kampion të Europianit për Femra, pas fitores 2-1 ndaj Gjermanisë, një ndeshje që u vendos në kohën shtesë.
Sfida dhuroi shumë emocione në mitikun “Uembli” në Londër.
Toone (62') realizoi për Anglinë e drejtuar nga Sarina Weigman, ndërsa Magull (79') barazoi për Gjermaninë.
90 minutat u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1, për të çuar ndeshjen në shtesa.
Kelly (110’) shënoi edhe golin fitues që shpalli Anglinë kampione të Europës.
???? OUR ENGLAND. OUR CHAMPIONS. ???? pic.twitter.com/gf4BHUd5fW
— Lionesses (@Lionesses) July 31, 2022
Futbollistja angleze Keira Walsh u shpall edhe lojtarja më e mirë e takimit.
Sarina Wiegman, trajnere e Anglisë, duke folur për BBC Sport: “Është e pabesueshme. Lojtaret me të vërtetë donin ta fitonin. Ishte një ndeshje e fortë, por ne e fituam atë”.