SPORT, 1 Shkurt 2025, 14:15

Al Nassr i plotëson dëshirën Piolit, afron sulmuesin e Premier League

Al Nassr i plotëson dëshirën Piolit, afron sulmuesin e Premier

Sulmuesi Jhon Duran i është bashkuar skuadrës së Al-Nassr nga Aston Villa në një marrëveshje që shkon deri në 71 milionë funte. Transferimi i  21-vjeçarit kolumbian te ekipi arab ka qenë dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Pioli.

Duran ka luajtur 20 ndeshje në këtë sezon, duke dhënë paraqitje të mira në Premier League.

“Aston Villa mund të konfirmojë që Jhon Duran i është bashkuar Al Nassr. Duam t’i urojmë gjithë të mirat lojytarit në hapin e ardhshëm të karrierës së tij profesionale” – shkruan klubi nga Birminghami.

Duran iu bashkua Aston Villa-s nga Chicago Fire për 18 milionë funte në janar 2023.  Debutimi me Al Nassr, mund të vijë që në ndeshjen e radhës të kampionatit arab.

Al Nassr i plotëson dëshirën Piolit, afron sulmuesin e Premier