TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Manchester City nuk po shkon mirë këtë sezon dhe për t’i bërë gjërat edhe më keq, golashënuesi më i mirë i skuadrës Erling Haaland mund të duhet të shkojë në polici për të raportuar për maskotën e klubit.
Përkatësisht, një grua, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, punon si maskotë për ‘Qytetarët’ dhe e ka denoncuar atë duke pretenduar se ka pësuar tronditje për shkak të norvegjezit.
Sipas dëshmisë së saj, Haaland me shaka e goditi në kokë maskotën e Cityt disa herë para ndeshjes me Southampton në tetor.
Erling Haaland left a woman working as #ManCity mascot ‘Moonbeam’ needing hospital treatment with suspected whiplash and concussion after a knock to her head with a football before Southampton (H), reports @SunSport. The woman, who does not want to be named, also lodged an… pic.twitter.com/VXQLxbYDE4
— City Xtra (@City_Xtra) March 28, 2025
Gruaja ka dhënë një intervistë për tabloidin britanik The Sun dhe pretendon se nuk ka marrë një zgjatje të kontratës së saj të përkohshme sepse e ka raportuar yllin norvegjez.
“Po qaja dhe isha vërtet e tronditur. Më vonë kuptova se ai erdhi tek unë nga pas dhe më goditi në kokë dhe më pas u mbështet në kokën time. Shefi i sigurimit qeshi me mua dhe më tha se të paktën mund të mburrem që Haaland më goditi”, ka thënë ajo.
Përgjegjësit e atij sektori i ofruan asaj që me raportimin para ndeshjes të shkonte në shtëpi dhe të mos punonte në ndeshje, por ajo nuk pranoi.
Ajo thotë se më pas ka pasur të vjella dhe ka ndier dhimbje në qafë dhe kokë, e po ashtu thotë se të nesërmen e ka vizituar mjekun e klubit dhe e kanë këshilluar të shkojë në spital.
City që atëherë ka nisur një hetim, ka shqyrtuar pamjet dhe ka shkruar në raport se Haaland kishte prekur butësisht kokën e maskotës si një përshëndetje dhe se asnjë nga këto nuk mund të kishte shkaktuar lëndimet që ajo pretendonte.