TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani po kalon një moment të shkëlqyer te Rapidi i Bukureshtit në elitën e futbollit rumun, teksa arriti të gjejë golin e tetë sezonal.
23-vjeçari shënoi golin e avantazhit në minutën e 5-të në duelin ndaj Otelul, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0, falë golit të shënuar nga Burmaz në minutën e 45+2.
Vlen të theksohet fakti se te Rapidi i Bukureshtit aktivizohen edhe dy shqiptarë të tjerë, bëhet fjalë për Ermal Krasniqin dhe Florent Hasani, ky i fundit nuk u preferuar nga minuta e parë në përballjen e sotme, ndërkohë që Krasniqi dhe Rrahmani e nisën sfidën nga fillimi.