TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Festival golash në javën e parë të Bundesligës gjermane. Plot shtatë gola u shënuan ditën e djeshme në duelin mes Frankfurtit dhe Bajernit që përfundoi me rezultatin 1-6, goleadat vijuan edhe në duelet e ditës së sotme, ku në total, në 5 sfidat e zhvilluar duke filluar nga ora 15:00, u shënuan plot 19 gola.
Padyshim që triumfi më surprizues i ditës së sotme ishte ai i Frajburgut ndaj Augsburgut me rezultatin 0-4. Në duelet e tjera, Borusia Mynshengladbah dhe Union Berlini triumfuan pastër në shtëpi me rezultatin 3-1. Fitore të artë në transfertë arriti edhe Mainz përballë Bokumit. Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Volfsburg dhe Verder Bremen që u nda në shifrat 2-2.
Dita e sotme do të ulë siparin me supersfidën Dortmund-Bajern Leverkuzen që starton në orën 18:30
REZULTATET E SFIDAVE TË ORËS 15:30
AUGSBURG-FRAJBURG 0-4
BORUSIA MYNSHENGLADBAH-HOFENHAJM 3-1
BOKUM-MAINZ 1-2
UNION BERLIN-HERTHA BERLIN 3-1
VOLFSBURG-VERDER BREMEN 2-2