TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Regjistrohen 477 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë maqedonase njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 543 testime.
Instituti i Shëndetit Publik raporton se në 24 orët e fundit janë shëruar 404 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë diagnostikuar 87 590 persona me koronavirus, ndërsa prej tyre 68 695 e kanë fituar betejën, kurse 2 657 kanë humbur jetën. Aktualisht numri i të sëmurëve me COVID në këtë shtet është 16 238.