LIFESTYLE, 6 Gusht 2018, 21:42

Rudina Magjistari siç nuk e keni parë, imazhet me bikini

Moderatorja Rudina Magjistari, është e njohur për profilin e saj të rezervuar, ku përveç ekranit jetën private mundohet që të mos e bëjë publike.

Por këto ditë fund korriku ajo ndodhet me pushime me familjen e saj.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social në Instagram, ku ka publikuar edhe fotografi ku shihet me bikini, e buzëqeshur.

Megjithatë edhe në këtë rast, ajo është treguar e rezervuar, duke ekspozuar vetëm pjesën e sipërme të trupit.

Nga ajo që duket, Rudina shihet në formë, ndërkohë që mban syze dhe kapele në kokë.

Kujtojmë se Rudina u bë nënë e një vajze fund tetorin e vitit 2015, si fryt i lidhjes disa vjeçare me ish-kampionin e kick boksit Xhavit Bajramaj.