AKTUALITET, 12 Qershor 2018, 19:50

"Rama po pastron paratë e drogës tek Rruga e Arbrit"

"Rama po pastron paratë e drogës tek Rruga e Arbrit"

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar sot nga Durrësi, që  ditën e diel do të fillojnë punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbërit.

Pas kësaj deklarate të Ramës, ka ardhur dhe reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e ka cilësuar një gënjeshtër të rashës këtë deklaratë.

Sipas tij Rama nuk ka dhe nuk ka patur asnjëherë qëllim për ndërtimin e kësaj rruge, pasi deri më sot nuk ka vendosur asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit për ndërtimin e kësaj rruge,

Ish-kryeministri thekson se kjo është mënyra e re e Ramës për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës.

Ja postimi i Berishës:

Rama jep lajmin se po lanë parat e drogës,të vetat Olsit dhe Gaz Ramës!

Rruga e Arbrit do ndërtohet me paratë e drogës dhe krimit!

Të dashur miq, piktori dështak mashtroi çdo vit për fillimin e punimeve në rrugën e Arbrit. Ai detyroi, me ryshfetet dhe gjobat që i kërkonte, të largohej kompania Kineze, gjigandi i dytë më i madh i Kinës në ndërtim, e cila kishte marrë përsipër të përfundonte brenda vitit 2016 të 27 km e Rrugës së Arbrit që janë për tu ndërtuar.

Sot ai, pas 5 vitesh në pushtet, ka gjetur mekanizmin e vjedhjes dhe jo të ndërtimit të rrugës së Arbrit. Ai ka shndërruar ndërtimin e rrugës së dytë të kombit në një sipërmarrje për larjen e parave të veta të drogës dhe krimit dhe për të mos e ndërtuar ndonjëherë atë. Deklarata e tij sot në Durrës është mashtrimi i tij i radhës pasi ai nuk ka vendosur asnjë qindarkë në buxhetin apo kredit bankare për ndërtimin e saj por vetëm investimin kriminal të parave të drogës dhe krimit të vetat, Olsit dhe krushkut Gaz Rama, të cilat së shpejti do goditen nga drejtësia ndërkombetare! sb