TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurorja Elisabeta Imeraj është tërhequr nga kandidimi në SPAK, për shkak se do të mbajë postin e kryeprokurores së Tiranës.
Mësohet se Imeraj e ka dorëzuar kërkesën e saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kujtojmë që më 26 mars, KLP vendosi caktimin e prokurores Elisabeta Imeraj, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për një mandat 3 vjeçar.
Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe kompetencat e saj kanë qenë të kufizuara për shkak se nuk kishte dalë para vettingut.
Imeraj doli para trupës së vettingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 24 mars kur KPK kreu hetim në të tre shtyllat, pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure.