TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra kthjellimesh në pjesën e parë të ditës përgjatë ultësirës perëndimore.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar. Në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzimin në det të forcës 3-5 ballë.