AKTUALITET, 17 Janar 2026, 09:04

Mot me diell në pjesën më të madhe të territorit, vranësira në disa zona, ja si do të jetë dita sot

Mot me diell në pjesën më të madhe të territorit,

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e shtunë do të ketë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore lindore priten vranësira mesatare deri të dendura, me intervale të herëpashershme dielli.

Mjegull e dendur do të regjistrohet gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes në zonat luginore.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja-lindja me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s, shoqëruar me valëzim në det 1-2 ballë.