AKTUALITET, 18 Prill 2026, 08:59

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për

Për ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e luginora era pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.