TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Afërdita Dreshaj mirëpriti fëmijën e saj të parë me burrin Jakub Kindl më 16 Mars.
Modelja solli në jetë një djalë me emrin Sky Blue. Takimin e parë me të porsalindurin, modelja e përshkroi si momentin më të bukur që i ndryshoi tërësisht jetën.
Ajo tregoi se ideja për emrin e vogëlushit ishte e saj: “Ishte ideja ime… Po qëndroja shtrirë një ditë, po relaksohesha dhe po ndjeja shkelmimet e tij…..dhe thashë do të jetë qielli jonë. Bashkëshorti im e pëlqeu idenë.”, u shpreh pak ditë më parë Afërdita.
Por ndërsa shijon këto ditë të ëmbla të jetës së saj, Afërdita është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një foto të sajën kur ka qenë një bebe, në të cilën shihet në krahët e gjyshes së saj.
“Unë si një bebe me gjyshen”, ka shkruar ajo krahas fotos në Instastory.
